Gjuha e ngjyrave
Ashtu siç janë ngjyrat të vlefshme për njerëzit kur u japin kuptim gjërave që i rrethojnë ata, ashtu janë të domosdoshme për qeniet e gjalla të tjera për mbijetesë.
Qeniet e gjalla e kanë “gjuhën e ngjyrës” që punon në pajtim me dritën dhe sistemet e perceptimit që ata kanë.
Ngjyra të ndryshme mund të kenë domethënie të ndryshme për çdo qenie të gjallë. Në mënyrë të mbijetojnë, çdo qenie e gjallë duhet të njeh gjuhën e ngjyrave në atë vendbanim, sepse funksionet jetësore mund të kontrollohen vetëm me anë të njohjes së gjuhës së tyre.
Pra, si e shfrytëzojnë qeniet gjuhën e ngjyrave?
Së pari, shumica e qenieve të gjalla kanë nevojë për ndihmën e ngjyrave në mënyrë që të gjejnë ushqimin. Së dyti, ngjyrat ekzistojnë në përpunime si lëkura, luspa, dhe lesh, dhe luajnë një rolë të rëndësishëm në kontinuitetin e jetës së tyre në saje të karakteristikave të tyre të absorbimit apo shpërndarjes të nxehtësisë. Veç kësaj, qeniet e gjalla shfrytëzojnë ngjyrosjet e tyre që të mbrohen prej armiqve të tyre. Si pasojë e ngjyrave që harmonizohen me vendbanimin e tyre, ata mund të maskohen dhe të fshehën prej armiqve të tyre. Alternativisht, ngjyrosja dhe modeli i tyre mund të sjellë imazh dekurajues për armiqtë e tyre. Ngjyrat po ashtu ndihmojnë kafshët të njohin miqtë dhe zogthat e tyre. Zogu nënë, p.sh., kupton se zogthat e saj a dëshirojnë apo nuk dëshirojnë ushqim nga ngjyra e gojës së tyre gjatë hapjes. Njëjtë, zogthat njohin nënën e tyre në këtë mënyrë dhe kuptojnë se ka arritur ushqimi. Siç u pa në këta shembuj në natyrë, qeniet njerëzore kanë nevojë të njohin domethëniet e ngjyrave në mënyrë që të mbijetojnë. Në mënyrë që ta arrijnë këtë dituri ata duhet të zotërojnë sistemet të përshtatshme për perceptim.
Nëse ata nuk i kanë këto sisteme, ata nuk do të jenë në gjendje të ndjejnë gjërat që i rrethojnë apo të përkujdesen për aktivitet vitale të tyre. Ata nuk do të jenë në gjendje të njohin ushqimin e tyre apo të dallojnë armiqtë e tyre. Prandaj, në këtë rast më vonë ata do të dalin nga bota e jashtme dhe do të ishin pre e dënuar për vdekje.
Sigurisht, askush nuk mund të deklaroj se një sisteme të tilla të sofistikuara janë krijuar nga koincidenca. Çdo sistem, çdo harmoni, çdo dizajn, çdo program, çdo plan, çdo balancim duhet të krijohet nga krijuesi. Patjetër se ekziston një urdhër me i lartë dhe forcë që ka vendosur në mënyrë të përkryer këtë harmoni në qeniet e gjalla dhe në vendbanimet në të cilat ato jetojnë. Pronari i kësaj forcë rrethon që të dyja rrethinën dhe qeniet e gjalla vetvetiu dhe sistemet i shfrytëzon me një njohuri të lartë. Pronari i kësaj force është Allahu, Zoti i botëve.
Kur ekzaminojmë qeniet e gjalla, ne shohim sa shkathët ato përdorin gjuhën e ngjyrave. Këtu janë disa shembuj të gjuhës së ngjyrave, të cilët kanë një vend të rëndësishëm në jetën e qenieve të gjalla:
Maskimi
Maskimi është një prej taktikave mbrojtëse më efikase që përdorin kafshët. Kafshët vet maskuese janë nën një farë mbrojtje sepse strukturat e trupave të tyre, janë krijuar në harmoni të shkëlqyer me vendbanimet e tyre. Trupat e këtyre kafshëve janë aq të ngjashme me mjedisin e tyre ku jetojnë sa që kur të shikosh në fotografitë e tyre, është gati e pamundur të tregosh se nëse janë ato bimë apo kafshë, apo të dallojmë nga njëra tjetra se a është kafshë apo bimë prezentë në atë mjedis.
Krijesat e gjalla që adaptojnë ngjyrosjen e tyre në bazë të mjedisit ku jetojnë gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve dhe kanë qenë atraktive për ta. Kërkimet janë fokusuar në përgjigje në pyetjen se si një krijesë e gjallë mund të duket plotësisht njëjtë me një krijesë tjetër që ka kompletë një strukturë të ndryshme.
A keni menduar ndonjëherë, për shembull, si bretkosa, që, duke ecur në kopsht, të cilën e mendoni se është gjethe, dhe në momentin e fundit kur ju ecni largohet duke shpëtuar nga shkelja mbi të, ka mundur të fitoj këtë model dhe këtë ngjyrë? Maskimi është një mekanizëm shumë i rëndësishëm mbrojtës për bretkosën. Bretkosa e cila është e pavënëre në mjedisin e saj lehtë i humb armiqtë.
Derisa një merimangë roze në një lule rozë mund të fitojë hije të ndryshme roze, një tjetër anëtar i po atij lloji të merimangave mund të adaptohet në një ngjyrë të një luleje tjetër, për shembull, të verdhë, kur ngjitet në të.
Derisa dikush është duke shikuar në degë, duke menduar se asgjë nuk ka në të, një flutur mund të fluturoj prej degës krejtësisht papritur. Kjo flutur, që duket saktësisht si një gjethe e tharë e vjeshtës, një pjese e vyshkur vjeshte para një momenti, është një shembull perfekt për mrekullinë e maskimit.
Si do të shohim në faqet vijuese, ngjashmëria në mes krijesave të gjalla dhe objekteve në të cilat ato mbështeten pengon vrojtimin e tyre nga armiqtë. Është e kuptueshme se këto krijesa maskuese nuk e kanë krijuar veten e tyre, me iniciativën e tyre, të duken si gjethe, degë apo lule. Ç’ është më tepër, ato as nuk janë të vetëdijshme se janë të mbrojtura për shkak këtyre ngjashmërive. Prapëseprapë, ato përdorin maskimin shumë shkathët në të gjithë shembujt tanë pa përjashtime. Një insekt ka ngjyrë të njëjtë me lule, një gjarpër që qëndron si një degë peme, bretkosa që i adaptohet ngjyrës së tokës së tharë, më shkurt, të gjitha krijesat vetë maskuese janë evidencë që vërteton se maskimi veçanërisht është krijuar si një taktikë mbrojtëse.
Asnjë krijesë nuk mund të ekzekuton një punë të tillë vetvetiu nga koincidenca. Saktësisht, Ai i Cili u jep krijesave të gjalla aftësinë që të maskojnë vetveten, dhe vendos procese kimike në to, procese të cilat me anë të cilave ato mund të ndërrojnë ngjyrën, është Allahu, i Gjithëdijshmi, i Gjithë mençuri.
Teknikat maskuese të zvarranikëve
Çfarë bën zvarraniku që të mbroj vetveten kundër grabitqarëve në shkretëtirë? Një prej mënyrave më të lehta për këto krijesa që lëvizin ngadalë përfundimisht është fshehja e tyre. Metoda më e mirë e fshehjes është adaptimi i trupit të krijesave në vendbanimin e tyre. Ngjyrat dhe modelet e tyre zakonisht u shërbejnë si jetë shpëtuese për shumicën e kafshëve. Për shembull, në një pyll është gati e pamundur të dallosh një gjarpër Rhino, një lloj të gjarpërinjve tropik që jetojnë në malet e shirave në Afrikë, për shkak të asaj se lëkura e tij është e mbuluar me modele gjeometrike të kaltërta, të kuqe, të verdha dhe të bardha. Është interesante, se ngjyrat e gjarprit ngjajnë me rrethinën ku ata jetojnë. Kjo marrëdhënie një me një shkakton disa pyetje në mendjen tonë. Si u shfaqën këto ngjyra që janë aq të ngjashme me mjedisin? A është e mundur që kjo të ketë ndodhur me anë të gjasës, apo të jetë prodhuar nga vetë zvarraniku?
Saktësisht në përgjithësi është e pamundur. Është e pamundur se pari për zvarranikun të analizoj mjedisin, pastaj të vendos çfarë ndryshimesh i nevojiten ti bëj vetvetes, dhe në fund të përcaktoj ngjyrën dhe modelin. Veç kësaj, është totalisht e palogjikshme dhe e paarsyeshme të pretendojmë se ai (zvarraniku) ka krijuar një proces në trupin e tij që zhvillon reaksione kimike që janë të nevojshme për një ndryshim të tillë.
Edhe njeriu, qenia e gjallë e vetme e pajisur me arsye në tokë, nuk mund të ndërroj ngjyrën e asnjë pjese në trupin e tij. Ai nuk mund të krijoj një sistem në trupin e tij që të sjellë ndryshime të tilla. Në këtë rast, është vetëm një shpjegim për ngjashmërinë e përkryer të ngjyrës së zvarranikut me ngjyrën e rrethinës së tij i tillë që hapësirë edhe hija nuk ndryshon. Një krijues superior posedues i mençurisë së pafundme ka mundur të dizajnoj një krijesë të gjallë të këtillë. Ky dizajn i përket Allahut, të Plotfuqishmit.
Allahu është Ai i Cili i di më së miri nevojat e çdo qenie të gjallë.
Zvarraniku më i njohur i maskimit: Kameleoni
Keni parë ndonjëherë kameleonin duke ndryshuar ngjyrën e tij në ngjyrën e rrethinës së tij? Kjo është diçka që shihet e vlefshme. Kameleoni ka një aftësi të jashtëzakonshme të maskoj vetveten sa që shkathtësia e tij habit çdokënd. Megjithëse se edhe disa zvarranikë kanë aftësinë e ndryshimit të ngjyrës së tyre, askush nuk e bën atë aq shpejtë sa e bëjnë kameleonët.
Kameleoni përdorën zgarën e ngjyrave të kuqe dhe të verdhë, shtresat reflektuese të kaltërta dhe të bardha dhe më e rëndësishmja “chromatosphores”, qeliza të lëkurës që u përgjigjen ndryshimeve në nxehtësi, dritë dhe në humorin, gjendjen shpirtërore të kafshës.30 Nëse ju e futni një kameleon në një ambient shumë të verdhë, për shembull, ju do të shihni se menjëherë ngjyra e tij kthehet në të verdhë dhe i adaptohet rrethanave. Ç’është më tepër, kameleonët nuk i adaptohen vetëm një ngjyre, por po ashtu edhe substrateve të shumëngjyrshme. Fshehtësia e arritjeve të tyre është në qelizat e ngjyrave, që shtrihen nën lëkurën e këtij mjeshtri të maskimit, i cili në atë moment që e ndërron mjedisin në atë moment edhe adaptohet në atë mjedis. A mund kameleoni të bëj një adaptim kaq të përkryer vetvetiu? Si këto krijesa bëhen të padallueshme duke u përzierë me mjediset ku ato jetojnë, derisa edhe artistët më të aftë duhet të punojnë me orë të tëra që të fitojnë ekuivalencën e një ngjyre të vetme natyrale?
Do të ishte e paarsyeshme të deklarojmë se kameleoni mund të demonstroj një akt të këtillë me vullnetin e tij. Është e saktë se nuk është e mundur për një zvarranikë të përcaktoj dukjen e trupit të tij, e as të vendos sistem në trupin e tij të ndryshoj dukjen e tij. Do të ishte absurde të deklarojmë se kjo krijesë ka kontroll mbi tërë qelizat dhe atomet në trupin e saj, se është e aftë të bëj çfarëdo ndryshimi në to dhe të prodhojë pigmentet e nevojshme. Do të ishte kontradiktore dhe e pakuptimtë të deklarojmë se një kësi soj aftësie e jashtëzakonshme është krijuar nga shansi. Nuk ka mekanizëm në natyre, që ka forcë të prodhojë një aftësi e përkryer të këtillë dhe të ua dhuron qenieve që kanë nevojë për të. Ashtu si i ka krijuar të gjitha qeniet e gjalla në tokë, Allahu, ashtu i ka krijuar kameleonët. Allahu na demonstroi unitetin e mjeshtërisë së Tij në krijim me këta shembuj. Allahu është i Plotfuqishmi, i Gjithëdituri.
Allahun e lartësoi me adhurim ç'ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithëfuqishmi, i urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send. (Suretu el-Hadidë:1-2 )
Ndërrimi i ngjyrës sipas mjedisit
A shfrytëzojnë krijesat e gjalla ngjyrën vetëm për tu mbrojtur nga armiqtë e tyre? Sigurisht që jo. Disa kafshë mbrojnë veten e tyre edhe prej të ftohtit dhe nxehtësisë me anë të disa enzimave që u japin atyre ngjyrë të qimeve që mbulojnë trupin e tyre. Në disa kafshë që jetojnë në regjione të ftohta, qimet që mbulojnë këmbët, veshët dhe hundën, që janë pjesët më të ndjeshme të trupit, janë të ngjyrosura me ngjyrë të errët. Qimet e zeza sigurojnë më shumë energji të nxehtë për kafshët kështu që u ndihmojnë atyre të ngrohen me lehte, mu sikur njerëzit që mundohen të përfitojnë nga dielli duke veshur rrobe të zeza dimrit. Ndryshimet e ngjyrës janë shumë të zakonshme për kafshët tokësore. Për shembull, në verë, leshi i dhelprave veriore kthehet në të bardhë, sepse temperatura në trupin e tyre është shumë e lartë. Në dimër, sidoqoftë, duke u ftohur koha, temperatura në trupin e tyre duke është në ulje dhe krijohet një mjedis më i përshtatshëm për punën dhe lëvizjen më të lehtë të enzimave. Për këtë arsye në dimër, leshi i dhelprave veriore errësohet. Lepujt, dhelprat, buklat dhe qelbësit që jetojnë në gjerësitë veriore në dimër kthehen në të kaftë dhe në dimër në të bardhë.
Derisa disa shpezë shndërrohen në totalisht të bardha në muajt e dimrit, ata në pranverë fitojnë një dukje krejt të re që i ngjan ngjyrës së tokës dhe vegjetacionit.
Ngjyrat alarmuese
Krijesat e gjalla shfrytëzojnë ngjyrën për qëllime të ndryshme. Shfrytëzimi i ngjyrës si mënyrë alarmimi është një prej këtyre qëllimeve. Në faqet vijuese ne do të u japim juve disa shembuj të kësaj vetie.
Ngjyrat në Shpezë
Një ndër tiparet kryesore të shumëngjyrëshmërisë së puplave të shpezëve është se ato pupla janë struktura jo të gjalla. Arsyeja pse një pupël përmban ngjyrën me përpikëri, edhe pasi të bie, është sepse ajo është e zhvilluar plotësisht si jo e gjallë.
Larmia e madhe e ngjyrave në shpezë në parim është për shkak të prezencës së pigmenteve në pupla, të cilat janë rezervuar, krijuar, në faza iniciale të zhvillimit të puplës, apo të ndryshimeve të dritës të cilat ndodhin në varësi prej karakteristikave strukturale të puplave.
Që kur këto formacione, të cilat janë krijuar nga substanca keratinë, zhveshën për shkak të kushteve të mjedisit, ato rregullisht ripërtërirën. Kjo është sepse puplat e shpezëve vazhdojnë të rriten derisa të arrijnë gjatësinë e nevojshme, si dhe karakteristikat dhe modelet e tyre të llojit specifik.
Për shkak të strukturës së tyre të ndryshme, puplat mund të kenë dukje të ngjashme me xhamin prizëm që thyen dritën në ngjyra të ndryshme. Ngjyrat që formohen me anë të refrakcionit të dritës në këtë mënyrë, janë më të ndritshme dhe më metalike se ato që janë të formuara nga pigmentet. Ngjyrat e këtyre puplave ndërrohen nga të kaltër në të gjelbër, dhe nga portokalltë në të kuqe. Në përgjithësi, e gjëlbërta, e kaltërta, dhe ngjyrat metalike në shpezë formohen me anë të reflektimit dhe refrakcionit të dritës. Akoma disa prej ngjyrave të puplave vijnë nga pigmentet.39
Kryesisht gjenden tri pigmente kryesore në shpezë. Këto janë pigmenti melanin që prodhon ngjyrën e zezë, të kaftë apo të verdhë të zbehtë, pigmentet lipokrome që prodhon të kuqe, të verdhë apo të portokalltë, dhe karotenoidet. E kaltërta, e gjelbërta dhe disa ngjyra tjera të ndritshme në shpezë janë krijuar nga disa flluska mikroskopike në keratinën e puplave që thyejnë dritën. Puplat që absorbojnë gjithë spektrin e dritës dhe reflektojnë vetëm të kaltërtën, në anën tjetër, krijojnë ngjyrën e kaltër te disa shpezë. 40
Hormonet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e ngjyrave në shpezë. Ndryshueshmëria e ngjyrës ndërmjet anëtarëve meshkuj dhe femra të disa lloje shkaktohet nga hormonet seksuale. Ngjyrat e ndryshme dhe format e puplave të gjelit dhe pulës, për shembull, varen nga hormoni i estrogjenit.
Ngjyrat e shpezëve janë të rëndësishme për adaptimin e tyre në mjedisin e tyre ashtu edhe për anëtarët meshkuj edhe për femra për identifikimin nga çdo i ardhur prej meshkujve të femrave në stinën e miqësisë. Veç kësaj, pigmentet, të cilat i japin ngjyrë puplave, shton forcën e puplave, rezervon energjinë që vjen nga dielli dhe parandalon rrezet e dëmshme ultravjollce nga depërtimi në trup.
Fluturat
Formimi i ngjyrës në krahët e fluturave është mjaft interesant. Drita reflektohet me anë të luspave në krahët e fluturave duke formuar ngjyra të cilat “për momentin janë jo-ekzistuese”, por, të cilat shfaqin një simetri ekstraordinare dhe të mrekullueshme. Ne vetëm themi se ato “faktikisht janë jo-ekzistuese”, ju pyetni pse?
Fluturat janë të njohura për bukurinë e krahëve të tyre që janë sipërfaqet që janë relativisht më të gjëra se kraharori i tyre. Si, atëherë, këto stile dhe ngjyra të mahnitshme në krahët e fluturave gjenden?
Fluturat kanë një palë të krahëve me cipë, të cilët në fakt janë të tejdukshëm. Që kur këta mbulohen me luspa të dendësive të ndryshme, tejdukshmëria e krahëve me cipë humb pa vënë re. Këto luspa rrisin cilësitë aerodinamike të krahëve të fluturave, dhe u japin atyre ngjyrën. Luspat, të cilat janë aq delikate sa që do të bien nga vendi i tyre posa të preken nga ndonjë gjë, kanë skaje të mprehtë dhe të ashpër të ngjitur për krahët e fluturës. Në këtë mënyrë, luspat mbesin të lidhur pa rënë. Secila prej këtyre luspave të vockla, të cilat duken sikur mbulojnë herpesin në kate, marrin një ngjyrë ose me anë të pigmenteve kimike ose me anë të refrakcionit të dritës që bie në ngjyrat e ylberit sikur siç bën flluska e sapunit.41 Veç kësaj, hulumtimet laboratorike se ngjyrat e ndryshme varen nga substanca të ndryshme kimike. Nënprodukti i substancës ngjyrosësh të quajtur pteridinë, p.sh., krijon ngjyrën rozë, të bardhë, dhe të verdhë që zakonisht vërehen në flutura. Melanina, që është një substancë ngjyrosësh e rëndomtë, ekziston në pikat e zeza në krahët e fluturës. Interesant, ngjyrat në krahët e fluturave nuk janë gjithmonë ashtu siç na duken. P.sh., luspat e gjelbërta në realitet janë përzierje në mes të luspave të zeza dhe të verdha. Hulumtimet e fundit të bëra në krahët e fluturave kanë demonstruar se pigmentet janë sintetizuar në luspa dhe që enzimat të nevojshme për prodhimin e melaninës gjenden në lëkurën e epërme të luspave.
Substancat ngjyrosësh nuk janë të shkaktuara vetëm nga këto shpërthime të larta në ngjyrat e fluturave. Struktura dhe rendi i luspave në krahët e fluturave shkaktojnë dredhi të ndryshme të dritës, siç është reflektimi, refrakcioni, dhe përfundimisht formimi i ngjyrave të bukurisë verbuese. Për shembull, fluturat Stilpnotio Salicis kanë luspa gjysmë-transparente, të cilat përmbajnë flluska. Ndonëse në luspa nuk ka substanca ngjyrosësh, drita që kalon në mes të luspave u jep fluturave pamje sikurse satine.
Sipërfaqja e luspave mbi krahët e fluturave Argynnis është pa besueshmërisë e butë, që krijon refleksione të argjendta. Në disa flutura, rregullimi i dy luspave njëra mbi tjetrën gjithashtu mund të krijoj refleksione të ndryshme të dritës, p.sh., duke bërë që flutura të duket e kaltër në vend që të duket e zezë apo ngjyrë kafe.
Kur ekzaminojmë strukturën e krahëve të fluturave edhe duke konsideruar vetëm ngjyrosjen e tyre, ne ndeshemi me shumë mrekulli. Ekzistimi i një bukurie të tillë të jashtëzakonshme pa dyshim është shenjë e forcës madhështore dhe mjeshtërisë së pafundme të Allahut, i Cili krijoi të gjitha këto.
<ğp> Duhet të jetë caktuar se pranë këtyre qenieve të krijuara si zbukurim, ngjyrat dhe modelet në krahët e fluturave kanë edhe shumë funksione kritike për këto krijesa.
Sytë e gënjeshtërt të fluturave
Në shumë flutura, gjenden disa modele që zeza të neve kujtojnë në sytë e krijesave të mëdha. Këta sy, që prapë përbëhen prej luspave të ngjyrosura në krahë, mishërojnë një mekanizëm mbrojtës shumë të rëndësishëm për fluturat. Fluturat i mbajnë të mbyllur krahët e tyre gjersa pushojnë. Nëse ato takojnë një armik, apo janë të shqetësuar nga një prekje injorante, krahët menjëherë hapen, dhe një pikë-syri e madhe, e shndritshme dhe e ngjyrosur shumë shfaqet në sipërfaqen e krahut. Në këtë mënyrë, mesazhi i duhur i dërgohet grabitqarit.
Maskimi i fluturave
Vetitë maskuese të fluturave janë madhështore sikurse sytë e tyre të gënjeshtërt. Është ashtu sikurse fluturat maskuese shohin ngjyrën e shkurres, bëjnë vlerësimin e mjedisit, e analizojnë atë, dhe imitojnë ngjyrën e shkurres me ngjyrat që ato prodhojnë në sistemet e larta efektive të trupit të tyre. Qenie tjetër, e vetëdijshme për shijen e grabitqarit të tij, jep sinjale alarmuese tek ai duke imituar ngjyrat e prapësojnë atë duke i sugjeruar se flutura do të ketë shije të keqe ose edhe do të jetë helmuese. Është pa kuptim e mundur për një flutur që vetëm të shfaq këto akte. Ne mund ta sqarojmë atë me shembull:
Supozoni se jeni duke u munduar që të krijoni një ngjyrë në laborator. Nëse ju keni pak dije për këtë subjekt, ju nuk do të jeni në gjendje të arrini rezultatin e caktuar që e dëshironi, pa marrë parasysh pajisjet e përparuara dhe lehtësirat e laboratorit tuaj. Pastaj mendoni se jeni duke u munduar të arrini kualitetet e ngjyrave siç janë ato të fluturave, të cilat, me zhvillimin e ngjyrës dhe modelit të njëjtë sikurse në mjedis, bëhen gati të padukshme. Ju nuk do të jeni në gjendje të zhvilloni as vetëm një ngjyrë kuptimplote, shprehëse. Ekzistenca e një situate të tillë, do të ishte sigurisht joshkencore dhe irracionale të i afrohemi një deklarimi që ky sistem i famshëm në flutura ka ardhur në ekzistencë me anë të rastit i lirë nga dizejnimi i vetëdijshëm.
Nëse diku ka një dizajn, aty ka edhe një dizajnues. Dizajni i përsosur në tokë i përket Allahut, Mëshiruesit. Çka iu bie njerëzve të arsyeshëm është të mendojnë dhe të nderojnë Allahun për atributet e krijimit në detaje. Në Suren an-Nahl, Allahu shpallë si vijon:
Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.): ka fakte për një popull që di të merrë përvojë. (Suretu en-Nahl:13)
Pikat e zeza që absorbojnë dritën
Në disa flutura, veçanërisht në pjesët e krahëve të tyre që janë afër trupit tyre, gjenden pika të mëdha të errëta që përbëhen prej luspave. Këto pika, që janë të vendosura simetrikisht në të krahët, kanë një funksion shumë të rëndësishëm për fluturat. Fluturat i përdorin këto pika në rend të arrijnë temperaturën e trupit të nevojshme për fluturim. Si e bëjnë këtë?
Luspat kanë karakteristikat të ndryshojnë nxehtësinë në nivelet minimale ose maksimale varësisht nga ngjyrat e tyre. Të gjithë ne i kemi parë fluturat duke hapur dhe mbyllur krahët nën diell duke u munduar të gjejnë këndin e saktë. Pikat e zeza në krahët e tyre i ndihmojnë këto flutura, të cilat mundohen të tërheqin dritën e diellit me anë të kësaj lëvizjeje. Flutura që ka nevojë të ngrohë trupin e saj i hap dhe i mbyll krahët e saj ashtu që drita e diellit të bie drejtpërdrejtë në këto pika, dhe si pasojë të ngrohë trupin e saj.
Fluturat që jetojnë në vende të hapura të ekspozuara diellit kanë ngjyra më të lehta derisa ato që jetojnë në vende të pyllëzuara, me drurë, kanë
Disa specie të fluturave Lepidoptera nuk kanë luspa në krahët e tyre, nuk mund të reflektojnë dritën, dhe kështu që janë transparente. Megjithëse është e mundur të i shohim fluturat duke fluturuar, është gati e pamundshme të i lokalizojmë kur ato zbresin ndokund. Kjo siguron një mbrojtje të përkryer për fluturat. Mu sikurse të gjitha krijesat tjera, fluturat janë krijuar me sisteme me anë të cilave ato mund të mbledhin gjitha gjërat e nevojshme për vete. Veç kësaj, të gjitha këto sisteme janë të ndërvarura mes vete ku nuk mund të ekzistoj njëri sistem pa tjetrin.
Sikur të gjitha krijesat në gjithësi, Allahu i krijoi edhe fluturat me të gjitha detajet që ato posedojnë dhe i pajisi me sistemet që atyre u nevojiten.
Ngjyrat e Nëndetit
Jeta nën sipërfaqen e detit është shumë e ndryshme nga ajo në tokë. Të gjitha tiparet e krijesave me vendbanim ujor janë organizuar në atë mënyrë që ti mundësojë të jetojnë në ujë në mënyrën më të lehtë të mundur. Njerëzit nuk mund të shohin në ujë ashtu siç shohin peshqit, sepse syri i njeriut nuk ka ato tipare që do të i lejonin atij të realizoj shikim të mprehtë nën ujë. Syri i njeriut nuk ka sistemin e thjerrëzës si atë të peshkut, dhe nuk është sferik dhe i fortë sikur ai i peshkut, kështu që ai nuk ka shikim aq të mprehtë si peshku nën ujë. Ai nuk mund të i lejoj aq precizitet sa i lejon peshkut për largpamësinë e distancave në ujë për shkak të refrakcionit, sikurse ai nuk llogaritë refrakcionin e dritës në ujë.
Allahu ka krijuar çdo qenie të gjallë me karakteristikat më të përshtatshme për ambientet jetësore të tyre. Krijesat që jetojnë nën det përbëjnë vetëm një pjesët të vogël të shembujve të mjeshtërisë së Allahut në krijim. Allahu nuk ka shok në krijim dhe gjithçka është nën kontrollin e Tij.
S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos Allahut. Allahu është ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi. (Suretu Ali Imran: 62)
Dizajni i ngjyrave në bimëı
Nëse njëri nuk reflekton, ai nuk mund të shoh karakteristikat të mbinatyrshme të qenieve të gjalla rreth tjetrës. Deri sa ai nuk mendon se si flutura fluturon me krahët e saj prej membrane, ai që nuk sheh se si lulet kanë diversion të tillë të ngjyrave, se si degët e drurëve qindra metra të gjatë mbesin të gjelbër, ai nuk mbërthej hollësitë e këtyre. Madje mjeshtëria e jashtëzakonshme në lule nuk mund të tërheq mendimit e atij.
Përderisa ne kontrollojmë në kudo në këtë libër, mjeshtëria e përkryer është shfaqur në të gjitha qeniet e gjalla që nga insektet deri te shpezët, që nga bimët deri te krijesat e detit. Saktësisht kjo mjeshtri i përket Allahut i Cili është Krijuesi i të gjitha qenieve të gjalla.
Le të mendojmë për bimët, frutat, lulet dhe pemët. Bimët, që të gjitha kanë ngjyra të ndryshme, aromat dhe shijet, janë dëshmi të mjeshtërisë të krijimit nga Allahu. Çdo bimë që ju e shihni rreth jush apo dini për të nga librat ka ngjyrat dhe modelet që janë të veçanta për atë lloj. Procesi i reproduktimit i të gjithave është i ndryshëm, proporcioni i nektarit që ato përmbajnë është i ndryshëm dhe po ashtu aromat e tyre të gjitha janë të ndryshme. Le të mendojmë për trëndafilat. Ato janë të kuqe, të bardha, të verdha, të portokallta, ngjyrë roze, të bardha të mprehta, dyngjyrëshe, edhe trëndafila me ngjyra valë-valë. Saktësisht, do të ishte një verbërim i madh për njeriun që i sheh të gjitha këto dhe nuk ndjen admirim për dhe të mos sheh forcën e pafundme të Allahut, i Cili është Krijues i gjithë atyre luleve. Në Kuran, Allahu u drejtohet atyre që nuk arritën të çmojnë dëshmitë e krijimit që ata i shohin, si vijon:
Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare. Dhe shumica e tyre nuk beson ndryshe në Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zotëra të tjerë). (Suretu Jusuf:105-106)
A keni menduar ndonjëherë pse bimët janë të gjelbërta?
Sikur që është e qartë, ngjyrat që sundojnë në botën e bimëve janë e gjelbër dhe e gjelbër e errët. Klorofili është substanca kryesore që prodhon të gjelbërtën. Klorofili, një substancë shumë e rëndësishme, është pigment që përmban në kloroplaste të përhapura në citoplazmë të qelizës bimore. Këto pigmente lehtë absorbojnë dritën që vjen prej diellit, por reflektojnë vetëm ngjyrën e gjelbër. Veç të japin ngjyrën e gjelbër gjetheve, ky tipar gjithashtu shkakton përmbushjen e procesit kritik të quajtur “fotosintezë”.
Në fotosintezë, bimët marrin dritën e diellit, që përbëhet prej kombinimeve të shumë ngjyrave të ndryshme. Një prej karakteristikave më të rëndësishme të ngjyrave në dritën e diellit është se nivelet energjetikë janë të ndryshëm prej njëri-tjetrit. Ky asortiment i ngjyrës quhet spektër, që është arritur nga refrakcioni i ngjyrave në prizëm për shembull, tonet e kuqe dhe të verdha kanë një kufi, dhe tonet e kaltra dhe vjollce kanë një kufi tjetër. Ngjyrat me nivele të larta energjetike janë ato ngjyra në kufirin e kaltër të spektrit.
Ndryshimi i niveleve të energjisë në mes të ngjyrave është shumë i rëndësishëm për bimët, sepse atyre u nevojiten sasi të mëdha të energjisë që të bëjnë fotosintezën. Për këtë arsye, gjatë fotosintezës, bimët absorbojnë ato rreze të diellit me energjinë më të lartë të niveleve energjetike ndaj rrezeve ultravjollce në kufi të spektrit, p.sh, vjollce dhe të kaltër, sikurse ngjyrat që janë më shumë ndaj infra të kuqe (ngrohta) në kufi të spektrit, p.sh. e kuqe, e portokalltë, dhe e verdhë. Gjethet kryejnë të gjitha këto procese përmes pigmentit klorofil që ekziston në kloroplaste.52
Për bimën që të kryej fotosintezën, nivelet energjetike të grimcave të dritës që absorbohet nga substanca klorofil duhet të jenë adekuat, të njëjtë. Procesi i fotosintezës fillon kur bima, me energjinë që e merr prej grimcave të dritës, ndan molekulat e ujit në molekula të oksigjenit dhe hidrogjenit. Hidrogjeni reagon me karbon në gazin e dyoksid karbonit nga lëngësira e bimës, që është esenciale për bimët që të mbijetojnë. Me fjalë të tjera, bima prodhon vetë ushqimin e saj. Oksigjeni i papërdorur, në anën tjetër, lëshohet në ajër. Shumica prej
Si rezultat i procesit të fotosintezës në bimë, ato prodhojnë karbohidrate, një prej burimeve kryesore të ushqimit për tjerat qenie të gjalla. Substancat që prodhohen gjatë fotosintezës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vetë bimët e edhe për kafshët dhe njerëzit, sepse bimët janë burim kryesor i ushqimit të të gjitha qenieve të gjalla në tokë.
Siç pamë, pranë sigurimit të shfaqjes estetike, ngjyra e gjelbër e bimëve është gjithashtu jashtëzakonisht kritike për mbijetesën e që të dyjave bimëve dhe krijesave tjera të gjalla. Allahu bën substancën klorofil për arsye të ushqimit të bimëve dhe për ushqimit e të gjitha krijesave tjera të gjalla.
Si ndodhin ngjyrat e ndryshme në bimë?
Si e përmendëm më lart, ngjyra e reflektuar nga çdo objekt varet në molekulat e pigmentit që ka ai objekt. Molekula bazale e pigmentit të gjelbër në bimë është substanca “klorofil” siç u tha edhe më herët. Veç kësaj, gjenden edhe pigmente tjera që prodhojnë ngjyrat e tjera në bimë, dhe këto lloje të ndryshme të pigmenteve formojnë llojllojshmërinë të jashtëzakonshme të ngjyrave që ne e shohim në bimë.
Për shembull, veç klorofilit, në bimë gjenden edhe pigmentet karotenoide. Disa prej këtyre pigmenteve, të cilat ne i kemi ekzaminuar në detaje më parë, janë të verdha dhe u japin ngjyrë veshëve të misrit, limonëve, kallamit të artë dhe lulediellit. Karotenoidet tjera janë më shumë të kuqe se sa të verdha; këto gjenden në rrepe, domate, trëndafila, dhe karota. Karotenoidet po ashtu janë prezentë edhe në gjethe të gjelbërta. Pastaj një mrekulli e fortë: pse gjethe nuk duken të kuqe, të verdha apo të portokallta, por më së shumti në hije të së gjelbërtës, të gjelbërta të errëta? Arsyeja është se e gjelbërta e klorofilit është aq e fortë sa që ngjyrat tjera nuk mund të shihen.53
Sidoqoftë, ndryshimet ndodhin në vjeshtë. Kur orët e ditës vijnë duke u shkurtuar, bimët ndalin së prodhuari klorofilin, dhe forca e pigmenteve që prodhojnë ngjyrën e gjelbër bie, duke bërë që ngjyra e gjelbër e bimëve të zbehet dhe të humb. Karotenoidet tani bëhen të dukshme, ngjyrosin gjethet me ngjyrë kafe, të verdhë, dhe të kuqe.
Po ashtu në vjeshtë, një grup i pigmenteve i quajtur “antocianine” formohet në shtresat e jashtme të gjetheve të caktuara. Këto pigmente, të cilat janë të kuqe dhe të verdhë, që të dyja të ndritshme, kombinohen me pigmentet e tjera dhe u japin gjetheve ngjyra të kuqe të thellë dhe vjollce që ne nganjëherë i shohim. 54
Informata që u jepet të gjitha pigmenteve që u japin ngjyrë bimëve është e koduar në ADN-në e bimës. Për këtë arsye, qeniet e bimëve bartin të njëjtat karakteristika pa marrë parasysh ku gjenden, në të tërë botën. Për shembull, kudo në botë ngjyra e portokajve është e njëjtë; forma dhe struktura e lëvores së tyre është e njëjtë. Ngjyra e membranës transparente, që gjendet brenda lëvores së portokallit, dhe që formon qeska të vogla të mbushura, të ngjyrosura me të portokalltë, të parfumuara me ujë sheqeri, kurrë nuk ndryshojnë askund në botë. Bananet gjithkund janë të verdha, domatet të kuqe, dhe trëndafiltë, vjollce, dhe kuqe të thellë janë të një ngjyre kudo që gjenden ata. Kudo që do të shkonit në botë, ju nuk do të shihni një dredhëz natyrale duke u rritur me një ngjyrë të ndryshme. Kudo në botë, ADN-ja e dredhëzave përmban karakteristikat që i bëjnë ato dredhëza që ne i njohim. Ngjyra, era dhe shija e dredhëzave janë gjithmonë të njëjtat. Është një rend unik, i pakrahasueshëm. Saktësisht, nuk mund të pretendohet se një sistem i këtillë ka ardhur në ekzistencë nga shansi i lehtë.
Pronari i kësaj mjeshtreje të pangjashme që mbizotëron në gjithë botën është Allahu, i Cili ka mençuri të pafundmë. Allahu ka forcë mbi të gjitha gjërat.
A keni menduar ndonjëherë se si një llojllojshmëri e tillë e ngjyrave ndodhë në bimë megjithëse që të gjitha ato rriten në të njëjtën tokë dhe ujiten me të njëjtin ujë?
Në Suren ar-Ra'd, Allahu tërheq vëmendjen në faktin se megjithëse të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, të korrura të ndryshme dalin nga toka:
E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella dhe hurma që janë degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur. (Surja er-Rra'd:4)
Ashtu si Allahu na tërheq vëmendjen tonë, na le neve të mendojmë, duke shikuar të gjitha perimet dhe frutat rreth nesh, çfarë të korrura të ndryshme dalin nga e njëjta tokë. Për shembull, le të shikojmë në pjepër, shalqinj, kivi, banane, vishnje, patëllxhanë, domate, hardhi, pjeshka, dhe fasule të gjelbër. Kur qëroni lëvoren e verdhë të errët të bananeve, nga ajo del banania me ngjyrë të verdhë më të zbehtë me aromën e saj të pakrahasueshme. Lëvroja e kuqe, e gjelbër ose e verdhë e mollëve ka shkëlqim të lëmuar. Njerëzit nuk mund të imitojnë kualitetin e nuhatjes dhe shijes, aromë të veçantë me të, prej lëngut të saj të ëmbël.
Pastaj, dikujt mund t’i bëhet pyetja: si gjithë këto lule, pemë, perime dhe fruta kanë aq shumë ngjyra të ndryshme megjithëse ato dalin prej të njëjtës tokë të thatë? Kjo është dëshmi e diturisë të pafundme të Allahut dhe krijimit të Tij pa i paraprirë asnjë modeli. Është e pamundur për njeriun që të krijoj një ngjyrë të re. Të gjitha ngjyrat të prodhuara nga njerëzit janë vetëm kopje të ngjyrave origjinale që ekzistojnë në natyrë. Sidoqoftë, Allahu është Krijuesi, dhe krijimi i të gjitha ngjyrave që përshkruajnë krijesat e gjalla në tokë është i Tij. Mjeshtëria e Allahut në krijim e pangjashme. Njëri prej emrave të Allahut, i Gjithëfuqishmi, al-Musawwir – Ai i Cili formon krijesat e Tij në forma të ndryshme. Allahu krijon gjithçka Ai krijon në formën më të përkryer.
Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti. (Surja el-Hashr:24)
Ngjyra dhe shfaqja e të gjitha bimëve në tokë është krijuar në atë mënyrë që të joshë shpirtin njerëzor. Në fruta dhe perime, aty është një llojllojshmërie e pangjashme e ngjyrave. Në anën tjetër, kur ne mendojmë për lulet dhe pemët ne prapë shohim të njëjtën shfaqje estetike dhe llojllojshmëri të ngjyrave.
Aty kemi edhe një dizajn të patejkalueshëm të ngjyrave dhe modeleve në lule. Secila prej qindra mijërave lloje të luleve ka qenë e pajisur me karakteristika të posaçme të veçanta për atë lloj. Sot, parfumet, modelet dhe ngjyrat që prodhohen nga burrat që të gjitha janë imitime të homologeve origjinale në natyrë. Për shembull, ngjyra vjollce e gjetheve të manushaqes, të cilat janë të buta si kadife, dhe smoothness e sipërfaqes të gjetheve të tyre është e pangjashme. Pëlhurat e buta janë prodhuar në imitim të thurjes së manushaqeve, por cilësi e njëjtë kurrë nuk mund të arrihet.
Me këtë afrim, pa marrë parasysh çfarë bimë në tokë ne ekzaminojmë, përfundimi në të cilin arrijmë është krijimi i përkryer. Allahu, i Cili nuk ka shoq në krijim, krijoi bimët për njerëzit me shije, aroma, ngjyra dhe forma të ndryshme. Çka na bie neve është të reflektohemi në vazhdën e ka krijuar Allahu dhe të jemi mirënjohës.
|
13 Mayıs 2016 Cuma
Gjuha e ngjyrave
Kaydol:
Kayıt Yorumları (Atom)
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder